Deputetët vizitë në Jerusalem, marrin përkrahje nga Izraeli për Kosovën

Lajme

Deputetët vizitë në Jerusalem, marrin përkrahje nga Izraeli për Kosovën

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 19:02
Foto ilustrim

Një delegacion nga Kuvendi i Kosovës po qëndron në Izrael. Kjo vizitë po bëhet në vigjilje të dyvjetorit të krijimit të marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.

Nga Jerusalemi, në lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Info Plus” në RTK, gazetarja Arlinda Sejda, solli deklaratën e deputetes së Kuvendit të Kosovës, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni.

Kjo e fundit tha se delegacioni i deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga të gjitha subjektet politike në vend, do të qëndrojnë për tre ditë në Jerusalem.

“Është delegacioni i parë në nivel të Kuvendit që zhvillon takime të këtij nivelit lartë politik me përfaqësues të ndryshëm politik në institucione të Izraelit”, tha deputetja Kryeziu-Hyseni.

Ajo shpjegoi se arsyeja e kësaj vizite është mundësia për të ndërtuar raporte më të mira ndër parlamentare mes dy vendeve.

“Jemi në Jerusalem me ftesë të Grupit të Miqësisë Izrael-Kosovë, por megjithatë më është bërë ftesa që t’i bashkohem këtij grupi si kryetare e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme”.

Ajo tha se ministrja e Punëve të jashtme të Kosovës dhe shtatë ministra të tjerë të Kosovës e kanë vizituar Izraelin në vizita zyrtare për bashkëpunime në fusha të caktuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat