Redaktorja serbe në shënjestër të kërcënimeve nga persona të maskuar për punën e saj gjatë raportimi në veri të Kosovës

Lajme

Redaktorja serbe në shënjestër të kërcënimeve nga persona të maskuar për punën e saj gjatë raportimi në veri të Kosovës

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 10:36
Redaktorja e portalit KoSSev, Tatjana Llazareviq

Redaktorja e portalit KoSSev, Tatjana Llazareviq thotë se vazhdimisht merr kërcënime, pasi persona të maskuar e penguan të kryente punën e saj në protestën serbëve lokal në veri të Kosovës.

Llazareviq për median serbe N1, thekson se kjo është sjellja më vulgare ndaj gazetarëve që nga viti 1999.

Ajo tregon se ka marr mesazhe kërcënuese, që dërgohen jo nga persona anonim, por nga njerëz me emrat dhe mbiemra.

“Qëllimi i mesazheve të tyre është se ne gazetarët jemi armiq të qytetarëve këtu në Mitrovicë”, tregon Llazareviq.

Llazareviq është e bindur se pas maskave, fshihen “fëmijët të cilët janë nxitur nga disa njerëz të ligë, pra njerëz me qëllime të këqija”.

Gjithashtu ajo pohon se dërguesit e komenteve kërcënuese dhe fyese janë ata njerëz që “shfrytëzuan të gjitha përfitimet e këtij sistemi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat