Komandanti i formacionit Kobrat: Nuk ishim të angazhuar në Kosovë, nëse marrim urdhrin do ta kryejmë

Lajme

Komandanti i formacionit Kobrat: Nuk ishim të angazhuar në Kosovë, nëse marrim urdhrin do ta kryejmë

Nga: F. B. Më: 19 qershor 2023 Në ora: 08:47
Darko Gjoshiç

Komandanti i formacionit “Kombrat” Darko Gjoshiç duke demantuar deklaratën e kryeministrit Kurti se ishin të angazhuar në Kosovë, ka kërcënuar njëjtë si shefi i vetë Vuçiç se “nëse marrim urdhër do ta kryejmë e pastaj  Kurti dhe njësitet ROSU dhe FIT nuk do kenë më çka të thonë”.

Ai sipas “Tanjug” ka thënë se ata (kobrat) nuk ishin të angazhuar në arrestimin e tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës, si thanë në “rrëmbimin e policëve” si thonë në Prishtinë, transmeton “RTS” dhe “Bota Sot”.

Njësitet tona ushtarake “Kobrat” pjesë e Ushtrisë së Serbisë “nuk kanë qenë të angazhuara në rajonin e Kosovë, po në rast urdhri nga komandanti suprem Vuçiç angazhohemi dhe marrim urdhër  për veprim, ne do ta përmbushim atë në tërësi” citohet të ketë thënë ai për “Tanjug”.

Gjoshiç ka kërcënuar hapur se nëse marrin atë urdhër atëherë "Kurti dhe njësitet ROSU edhe FIT nuk do kenë më çka të thonë” .

Ministria e mbrojtjes së Serbisë “ka demantuar deklaratat e Kurtit me të cilat dëshiroi të mashtroj opinionin se pjesëtarët e Ushtrisë së Serbisë kanë marr pjesë në provimin nga liria të tre policëve të armatosur të Policisë së Kosovës, që ilegalisht kanë hyr në territorin e Serbisë Qendrore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat