Gjuha ndaj Flutura Kusarit, Halimi: Kjo pengon gratë që të përfshihen në sferën publike

Lajme

Gjuha ndaj Flutura Kusarit, Halimi: Kjo pengon gratë që të përfshihen në sferën publike

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 06:19
Sibel Halimi

Sibel Halimi, zëdhënëse e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se “gjuha e përdorur ndaj juristes së medias, Flutura Kusari dëmton gjeneratat e reja të grave”.

Ditë më parë, Rron Gjinovci, aktivist i shoqërisë civile, kishte komentuar “frizurën e Flutura Kusarit”.

Një deklaratë e tillë në opinion është cilësuar si seksiste – duke ngjallur reagime të shumta.

Halimi këtë e shpjegon, duke thënë se një gjuhë e tillë ndaj grave pengon gratë e tjera që të përfshihen në jetën publike.

“Kushdo që është viktimë e një gjuhë të tillë për mua është shumë e rëndësishme që të reagoj. Një gjuhë e tillë në studio televizive po i dëmton gjeneratat e reja, në një formë apo tjetër po e pengon përfshirjen e grave në sferën fizike”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se në të kaluarën ka pasur gjuhë seksiste edhe ndaj ish-presidentes, Atifete Jahjaga dhe presidentes aktuale të Kosovës, Vjosa Osmani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat