Reagon Adriatik Kelmendi pas vendimit të ri për Klan Kosovën

Lajme

Reagon Adriatik Kelmendi pas vendimit të ri për Klan Kosovën

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 17:29
Adriatik Kelmendi

Ish-drejtori i përgjithshëm i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi, ka reaguar pas vendimit të ri të ARBK-së për të pezulluar certifikatën e biznesit të Klan Kosovës.

Kelmendi tha se “ata e kanë fuqinë e pushtetit, e ne e kemi pushtetin e fjalës”, teksa vazhdoi duke thënë se “ata i kanë motrat e vëllezërit për të imponuar, ne i kemi mikrofonët për të informuar”.

“Nuk do t’i lëmë, nuk do t’ia dalin”, shkroi Kelmendi.

Postimi i plotë:

Ata e kanë fuqinë e pushtetit,

Ne e kemi pushtetin e fjalës!

Ata i kanë motrat e vëllezërit për të imponuar,

Ne i kemi mikrofonët për të informuar!

Nuk do t’i lëmë,

Nuk do t’ia dalin!

#betejaemedias

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat