Kryetari Aliu po qëndron në vizitë zyrtare në Francë

Lajme

Kryetari Aliu po qëndron në vizitë zyrtare në Francë

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 15:59
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka njoftuar se këto ditë po qëndron në vizitë zyrtare në Francë.

Kryetari Aliu nëpërmes një njoftimi në Facebook tregoi se në këtë takim ka takuar nënkryetaren e Lille dhe drejtoren e Qendrës Kulturore të Kosovës në Paris.

Njoftimi i plotë i kryetarit Aliu:

Këto ditë, në vizitë zyrtare në Francë në kuadër të bashkëpunimit për projektin “Nga Ferizaj në Gravelines- përfshirja dhe bashkëjetesa përmes sportit” mes Ferizajt e Gravelines në Francë, ku bashkë me këshilltarin për bashkëpunim dhe veprimtari kulturore në Ambasadën e Francës në Kosovë, z. Donato Giuliani, takuam Nënkryetaren e Lille, znj. Marie Pierre Bresson dhe drejtoren e Qendrës Kulturore të Kosovës në Paris, znj. Frédérique Duversin, ku shprehëm falënderimin edhe për kryetaren e Lille, znj. Martine Aubry, për mbështetjen dhënë kësaj nisme e ku qëllimi ynë është ta fuqizojmë akoma më tej bashkëpunimin e ndërveprimin tonë në dobi të kulturës, sportit dhe të rinjve të dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat