Arrestohet edhe një person për vjedhjen e 200 mijë eurove nga shtëpia e shehut të Teqesë së Madhe

Lajme

Arrestohet edhe një person për vjedhjen e 200 mijë eurove nga shtëpia e shehut të Teqesë së Madhe

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Pas një muaji hetime, Policia ka arritur që të identifikojë edhe një person që dyshohet të jetë i përfshirë në vjedhjen e rëndë në shtëpinë e shehut të Teqesë së Madhe në Gjakovë. Gjatë aksionit për arrestimin e të dyshuarit janë sekustruar edhe disa dëshmi që provojnë përfshirjen e të dyshuarve.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për U.Th., 38-vjeçar, i cili ka rënë në prangat e Policisë gjatë një aksioni të zhvilluar për prangosjen e tij.

Me rastin e bastisjeve të zhvilluara, janë sekuestruar dy vetura si dhe një sasi e parave që dyshohet  se janë vjedhur më 22 maj nga shtëpia e shehut.

38-vjeçari dhe i dyshuari tjetër, Xhevat Thaçi, që u arrestua më 9 qershor, po dyshohen për vjedhjen e  200 mijë eurove, para të gatshme, të cilat ndodheshin brenda dy kasafortave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat