Angjelkoviq fyen Kurtin dhe kërcënon pasi u shpallën dy organizata serbe si terroriste

Lajme

Angjelkoviq fyen Kurtin dhe kërcënon pasi u shpallën dy organizata serbe si terroriste

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 16:25
Zoran Angjelkoviq

Ish-kryetari i të ashtuquajturit Këshill Ekzekutiv për Kosovën Zoran Angjelkoviq, ka deklaruar që shpallja si terroriste e organizatave “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” kanë për qëllim dëbimin e serbëve nga vendi.

Sipas tij, madje këto dy organizata as që ekzistojnë.

“Nuk ka “Mbrojtje Civile” e as “Brigadë Veriore”, por Kurti s’është i interesuar për një gjë të tillë. Ai synon të bëjë lista me persona për t’i arrestuar nga lart të gjithë serbët e respektuar në veri të Kosovës...” – u shpreh tutje ai, transmeton Kosovo-Online.

Angjelkoviq tutje pretendoi se në veri të Kosovës po zbatohej apartheid dhe se askush nga vendet e QUINT-it nuk po reagonte për një gjë të tillë.

Politikani serb e quan madje “fashist” kryeministrin e Kosovës duke thënë që pret nga Evropa që t’i thotë ndal atij.

“Besoj se dikush më në fund do t’i thotë ndal por nëse jo, Serbia do të dijë të mbrojë popullin e saj,” – kërcënoi Angjelkoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat