“Vuçiqi rrenc, djali i tij u ndal veç 1 herë”

Lajme

“Vuçiqi rrenc, djali i tij u ndal veç 1 herë”

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 20:52
Djali i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, Danilo

Në festë shkoi, e prej saj u largua me të.

Por, bluzën me mbishkrimin ‘Dorëzimi nuk është opsion’, djali i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, Danilo s’e ktheu në shtëpi.

Rrugës ai u ndal nga Policia e Kosovës para të cilëve e zhveshi atë.

Babai i tij pretendoi se të uniformuarit kosovarë e ndaluan jo një, por tre herë atë duke ia drejtuar armën. Madje, pas kësaj ai deklaroi se kryeministri kosovar, Albin Kurti, s’është kaq trim edhe në takimet me të.

Me trimërinë nuk u mor, por ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i dha një epitet presidentit serb për këto deklarata. Ai e quajti Vuçiqin gënjeshtar kronik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat