Apeli i gazetares: Kosova s’do gjejë qetësi po nuk dëgjoi SHBA-të

Lajme

Apeli i gazetares: Kosova s’do gjejë qetësi po nuk dëgjoi SHBA-të

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 20:33
Kozeta Turishta

Kozeta Turishta gazetare shqiptare në SHBA tha në një intervistë për Euronews Albania se situata në Kosovë është mjaft shqetësuese për Amerikën.

Ajo tregoi se çështja e Kosovës ka shkuar deri në Kongresin Amerikan, ku senatorët kanë kërkuar një tryezë me aleatët ndërkombëtare që të diskutojë lidhur me konfliktin aktual mes Kosovës dhe Serbisë.

“Është mjaft shqetësuese për Amerikën sa është diskutuar edhe në Kongres. Kanë  qenë vetë senatorët që i kanë bërë thirrje përmes një letre që të ulen në një tryezë dhe të diskutojnë lidhur me Kosovën, të bëhen palë edhe me aleatë të tjerë ndërkombëtarë. Vetëm një konferencë e përbashkët ndërkombëtare është zgjidhja, në të kundër Serbia me Kosovën nuk do gjejë qetësi.

Dihet roli i Amerikës në pavarësinë e Kosovës dhe janë 600 trupa ushtarake të KFOR në Kosovë. Ashtu sikurse liderët e Bashkimit Evropian që kanë kundërshtuar veprimet e Kurtit. Zgjidhja më e mirë është që serbët të kthehen në institucione dhe Kosova të shpallë zgjedhje të reja”, tha gazetarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat