A përfundoi Ballkani i Hapur? Osmani për deklaratën e Ramës: Ndikoi marrja e 3 policëve

Lajme

A përfundoi Ballkani i Hapur? Osmani për deklaratën e Ramës: Ndikoi marrja e 3 policëve

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 14:48
Edi Rama

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani komentoi në një intervistë për Euronews Albania deklaratën e kryeministrit Edi Rama se Ballkani i Hapur e ka përfunduar misionin e tij dhe tani fokusi duhet të jetë te Procesi i Berlinit.

“Mendoj që reagimi i kryeministrit të Shqipërisë është si rezultat i ndodhive të fundit, marrja e policëve dhe këtu unë e shoh dhe një rëndësi të këtij procesi për të krijuar ndikim, mundësi komunikimi që të kenë ku të bëjnë dhe ndikimin për lirimin e tyre. Unë mendoj, ju e shihni që ne sot marrim kryesimin e procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore. Tema bosht e çdo kryesimi tonë, qoftë OSBE-së, qoftë procesit është pajtimi për shkak se mendojmë që kjo është baza mbi të cilën duhet të ndërtojmë çdo politikë të re në rajon. Ne mund të kemi edhe treg të përbashkët rajonal, ne mund të kemi dhe ekonomi të integruar. Pajtimi do i thyejë siç po i thyen tani në këtë moment. Ne duhet fillimisht të ndërtojmë themele e më pas të ndërtojmë shtëpinë e përbashkët të bashkëpunimit,” – u shpreh Osmani.

Rama deklaroi se Procesi i Berlinit është aksi kryesor.

“Ballkani i Hapur ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe e ka kryer atë mision për të cilin lindi. Ne duhet të futemi me kokë tani në Procesin e Berlinit sepse e kemi këtë mundësi, e kemi Procesin e Berlinit në Tiranë,” – tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat