Naim Miftari zbulon qëllimin e Serbisë: Vuçiqi, Trepçën do t’ia dhurojë Kinës

Lajme

Naim Miftari zbulon qëllimin e Serbisë: Vuçiqi, Trepçën do t’ia dhurojë Kinës

Nga: N. Sh. Më: 1 korrik 2023 Në ora: 16:36
Aleksander Vuçiq

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari thotë se qëllimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq është të marr veriun e Kosovës.

Sipas tij, Serbia ka shumë borxhe dhe llogaritë që Trepçën t’ia jap Kinës si kompensim për kredit pasi sot Serbia nuk po mundet t’ia kthen paratë Kinës.

“Veriu i Kosovës apo i Kinës!

Qëllimi i Aleksandër Vuçiqit është nëse mundet që ta merr veriun e Kosovës, për shkak se Serbia nën qeverisjen e tij ka hy kredi mbi 50 miliardë.

Serbia llogarit që Trepçën e Kosovës të ia jep në konsesion Kinës, si kompensim për kredit që sot nuk po mundet t’ia kthen huan Kinës”, shruan Miftari në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat