​Peshkopi i kishës serbe dhe kryetari i Istogut nënshkruajnë marrëveshje, ndërmjetësues KFOR-i

Lajme

​Peshkopi i kishës serbe dhe kryetari i Istogut nënshkruajnë marrëveshje, ndërmjetësues KFOR-i

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 19:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Komanda Rajonale e KFOR-it në Perëndim, ka organizuar sot një takim ndërmjet peshkopit të Kishës Ortodokse, Teodosije Sibaliq dhe kryetarit të Komunës së Istogut, Ilir Ferati.

Ku kanë nënshkruar një marrëveshje lidhur me rizhvillimin e një zonë urbane me kënd lojërash për fëmijët e bashkisë.

KFOR e ka quajtur këtë si marrëveshje të rëndësishme megjithatë nuk janë dhënë detaje.

KFOR-i thekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, të vitit 1999 për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat