Këto ngjarje zhvillohen të martën në Kosovë

Lajme

Këto ngjarje zhvillohen të martën në Kosovë

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 22:52
Foto ilustrim

Kryeministri i Republikës së Kosovë, Albin Kurti, pret në takim Mark Rutte, kryeministër i Holandës dhe Xavier Bettel, kryeministër i Luksemburgut. (Aeroporti ndërkombëtari i Prishtinës, ora 07:55, vetëm pamje, mediat te terminali VIP më së largu në ora 7:25)

Shoqata " Miqtë e Amerikës", për nderë të 247 vjetorit të Pavarësisë së ShBA-së, në orët e hershme të mëngjesit vendos një flamur të ri amerikan te shtatorja e Presidentit Bill Clinton.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, si dhe kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel. (Presidenca, ora 08:30. Pamje në fillim të takimit, mediat në presidencë, ora 08:10)

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, mban mbledhjen e rregullt me drejtorët e Komunës së Prizrenit, në Shtëpinë e Bardhë. (Ora 08:30)

Kryeministri i Republikës së Kosovës do të përshëndesë Mark Rutte, kryeministër i Holandës dhe Xavier Bettel, kryeministër i Luksemburgut, para ndërtesës së Qeverisë. (Pamje, ora 09:15-9:20)

Takimi i kryeministrit Kurti me kryeministrin Rutte dhe kryeministrin Bettel. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P31, pamje, ora 09:20)

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës në Gjykatën Speciale, në Hagë. (Ora 09:30)

Mbahet mbledhja e Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, ku shqyrtohet raporti vjetor i punës së Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim për vitin 2022; si dhe formohet grupit punues për Projektligjin pёr të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta. (Kuvendi, salla N204, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, ku shqyrtohet raporti i Komisionit të Pavarur për Media. (Kuvendi, salla N506, ora 10:00)

Konferencë e përbashkët e kryeministrit Kurti, kryeministrit Rutte dhe kryeministrit Bettel. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, pamje, ora 10:05)

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj merr pjesë në ceremoninë e shënimit të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, në Këndin Amerikan në Prizren.(Ora 10:45)

Auditorja e përgjithshme, Vlora Spanca, mban konferencë për media me rastin e përfundimit të sezonit auditues 2022/23 dhe procesit të publikimit të rezultateve të auditimit për vitin 2022/23. (Zyret Kombëtare të Auditimit, lagjja Arbëria, rr.Ahmet Krasniqi, ora 11:00)

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mban konferencë për medie. (MASHTI, kati I, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ku shqyrtohet raporti me amendamente për Projektligjin për Prokurorinë Speciale, si dhe propozimit të Gjykatës Supreme me kandidatët për pozitën e një anëtari në Komisionin për Kërkesa Pronësore të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës. (Kuvendi, salla N302, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku shqyrtohet raporti i auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Universitetit të Prishtinës për vitin 2022. I ftuar rektori i UP, Qerim Qerimi, si dhe raporti i auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Komisionit të Pavarur për Media, për vitin 2022. Të ftuar përfaqesuesit e KPM-së. (Kuvendi, salla N302, ora 11:30)

Mbahet mbledhja e Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku bëhet procedimi i raportit plotësues për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për energjinë, shqyrtohet në parim i Projektligjit për Fondin sovran të Republikës së Kosovës, si dhe cështje tjera. (Kuvendi, salla N10, ora 13:00)

Mbahet mbledhja e Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, ku shqyrtohet projektligji për verëra dhe projektligji për kadastër të pronës së paluajtshme. (Kuvendi, salla N303, ora 13:00)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak. (Ora 15:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat