Kishte shtënë disa herë me armë zjarri, arrestohet në gjendje të dehur një 50-vjeçar në Shtërpcë

Lajme

Kishte shtënë disa herë me armë zjarri, arrestohet në gjendje të dehur një 50-vjeçar në Shtërpcë

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 09:51

Një person është arrestuar këtë të martë në në fshatin Gotovushë të Shtërpcës, pasi dyshohet për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje në Shtërpcë.

Policia e stacionit në Shtërpcë rreth orës 01:15 ka pranuar informacion se në këtë fshat ka të shtëna me armë zjarri.

“Policët i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe janë nisur në drejtim të fshatit Gotovushë dhe kanë arritur që të arrestojnë në vendin e ngjarjes të dyshuarin në gjendje të dehur M.R (M/K) i moshës 50 vjeçar, i cili kishte shtënë disa herë më armë zjarri”, thuhet në komunikatën për media të policisë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë dhe me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Po ashtu, është konfiskuar një armë zjarri automatike dhe sasi e municionit, ndërsa rasti është cilësuar “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat