Petronijeviç: Thaçin nuk e gjykojnë për drejtësi, por që ishte i gatshëm për kompromis me Beogradin

Lajme

Petronijeviç: Thaçin nuk e gjykojnë për drejtësi, por që ishte i gatshëm për kompromis me Beogradin

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 11:56
Goran Petronijeviç

Avokati Goran Petronijeviç konsideron se të akuzuarëve të UÇK-së para Gjykatës së Hagës dhe posaçërisht Hashim Thaçi nuk gjykohet për drejtësi dhe të vërtetën por se ishte i gatshëm për kompromis me Beogradin, shkruan “Kosovo-online” transmeton “Bota Sot”.

Gjykimi në Hagë sipas tij tregon se Hagës nuk i konvenon të rrëzohet miti për UÇK, për këtë shkak gjykimi kryesisht është i mbyllur për opinion.

"Qëndrimi im që nga fillimi ishte se aksent do i kushtohet vuajtjeve të shqiptarëve nga shqiptarët, gjë që nuk duhet të na interesoj, ngase nga ajo shihet si janë vra mes vete, ky është satisfaksioni i vetëm për serbët dhe shkarkim i barrës nga shpina”, tha ai.

Petronijeviç shprehet se kur janë pyetje viktima ndaj serbëve dhe jo shqiptarëve “do luhet me fakte". Kjo sepse sipas tij “shqiptarët që dëshmojnë , flasin kur bëhet fjalë për viktima shqiptare, por jo për serbe dhe tjera dhe kjo do vazhdoj gjatë gjykimit. Mund priten dënime shqiptarëve për shkak vrasjeve politike dhe ndërmjet vete".

Ai tha se serbët përmenden në akuzë, po është pesimist se mund të arrihet dëshmimin dhe zbardhja e rasteve.

"Dëshmitarët janë të frikësuar dhe flasin vetëm për raste të veta, por jo për rastet tjera”, ndërsa rreth mbylljes së gjykimit mendon se “ mbyllja e procesit nga prokuroria me gjasë vjen nga presioni nga jashtë me qëllim mos të rrëzohet miti për UÇK-në dhe karakterin çlirimtar. Ky mund të jetë një nga shkaqet, apo edhe mbulimi i rolit të NATO-së, apo dy shkaqet bashkë”, nënvizoi Petronijeviç.

:Prandaj mendoj se ata nuk gjykohen për drejtësi dhe të vërtetën teza ime është se Thaçi dhe tjerët nuk gjykohen për drejtësi dhe për krime por vetëm se ai ishte gatshëm për kompromis dhe kjo nuk i konvenon ShBA-ve. Diçka që nuk merr në konsiderim interesat perëndimore, ata përkujdesen vetëm për ato, jo as për shqiptarët, as serbët as viktimat. Po mos të ishin ata ne me shqiptarët ishim marr vesh moti disi", tha Petronijeviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat