Rama i thotë Hovenierit: Jemi miq, vëllezër përgjithmonë

Lajme

Rama i thotë Hovenierit: Jemi miq, vëllezër përgjithmonë

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 13:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së ShBA-së, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka festuar mbrëmë me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Në llogarinë e tij në Facebook, Rama e ka falënderuar ambasadorin Hovenier, duke i thënë “Jemi miq, vëllezër përgjithmonë”.

Jeta nuk është vetëm për politikë, por do të dalësh e do të kënaqesh me njerëzit e bukur të Prishtinës, të festosh jetën e lirinë që ne e kemi tani si rezultat i miqve tanë të mëdhenj, ShBA-së.

Prandaj, faleminderit ambasador Hovenier për mbështetjen tuaj të madhe dhe të vendit tuaj, dhe për gjithçka që ShBA-ja ka bërë për Kosovën dhe vazhdon ta bëjë. Jemi miq, vëllezër përgjithmonë”, ka shkruar Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat