Rada Trajkoviq flet me gjuhën e Vuçiqit, propagandon për kinse spastrim etnik të serbëve në Kosovë

Lajme

Rada Trajkoviq flet me gjuhën e Vuçiqit, propagandon për kinse spastrim etnik të serbëve në Kosovë

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 18:23
Rada Trajoviq

Rada Trajoviq ka folur sot me gjuhën e Aleksandar Vuçiqit, njeriut që e mbajti në disa raste të burgosur për shkak që është këshilltare në Qeverinë e Kosovës.

Trajkoviq e ka akuzuar Kosovën se ka kryer dy spastrime etnike ndaj serbëve.

Ajo, ka tentuar t’i kundërpërgjigjet deklaratave të Kryetares së Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin britanik, Alicia Kearns, e cila ka thënë se ka armë që po kontrabandohen nga Serbia në Kosovë, përmes autoambulancave dhe po shkarkohen në Kishat Ortodokse.

“Ajo që shumë po harrojnë (përfshirë disa vëzhgues ndërkombëtarë) është se komuniteti serb i Kosovës ka përjetuar dy spastrime etnike (në 1999 dhe 2004) në të cilat u viktimizua edhe kleri ynë. Dhuna e vitit 2004 filloi në shpinë të dezinformatave. Deklaratat e pabaza kushtojnë jetë në Kosovë”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat