Prokuroria kërkon paraburgim ndaj një personi për falsifikim të dokumenteve

Lajme

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj një personi për falsifikim të dokumenteve

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente, ndaj të pandehurit E.C., për shkak të veprave penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” dhe “Mashtrimi”, sipas KPRK-së.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se i pandehuri i lartcekur është ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit, më 05.07.2023, pasi dyshohet se në vitin 2019 në Prishtinë, ka falsifikuar dokumentin publik, dhe atë kontratën mbi shitblerjen e një parcele, me emër dhe vulë të një notereje, autorizimin noterial për paluajtshmëri, urdhër pagesa etj.

“Me këto veprime ka kryer veprën penale të falsifikimit të dokumenteve, e po ashtu ka vënë në lajthim personin e autorizuar në Zyrën Kadastrale të Komunës së Prishtinës për të vërtetuar një çështje të pavërtetë e paraparë të shërbejë si provë për regjistrimin e pronës, duke e regjistruar pronën në emër të të pandehurit, si dhe pas këtij veprimi me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme ka fshehur faktet, ashtu që duke e vënë në lajthim një notere tjetër i shtytë të dëmtuarit të veprojnë në dëm të pasurisë se tyre, duke ua prezantuar pronën si të tijën dhe duke ua shitur atyre”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë çështje penale, Prokurori i Shtetit në koordinim me Policinë janë duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat