“Rama kërkon të marrë benefite nga situata në Kosovë”, Arian Çani debat me gazetarin: Si do ta heqin qafe Kurtin si Ali Pashë Tepelenën

Lajme

“Rama kërkon të marrë benefite nga situata në Kosovë”, Arian Çani debat me gazetarin: Si do ta heqin qafe Kurtin si Ali Pashë Tepelenën

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 00:18
Arjan Çani

Gazetarët Enton Abilekaj dhe Arjan Çani kanë diskutuar situatën në Veri të Kosovës dhe rolin e kreut të qeverisë Edi Rama. Çani tha se Rama e di mirë lojën dhe sipas tij ky i fundit do të përfitojë nga situata në Kosovë.

Më tej, ai theksoi se e gjithë loja këtu është se si të ‘heqin qafe’ Albin Kurtin.

Pjesë nga biseda

Çani: Rama që  e di lojën mirë, patjetër që kërkon të marrë benefite nga situata në Kosovë. Lojtari i besuar në BP sot që bën lojën e tyre që ka popullin e vet të nënshtruar në këtë vend. Në Kosovë se kanë Pasha Kurtin ndryshe nga këtu. Loja këtu është si do e heqin Kurtin qafe.

Abilekaj: Ka pashallarë por ka dhe Ali Pashë Tepelena, ka dhe Mehmet Ali.

Çani: Ti e di si përfundoi Ali Pash Tepelena.

Abilekaj: E di si qeverisi dhe Mehmet Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat