“Je i lirë, mundesh me shku”, momenti kur gjyqtari ngatërrohet pak në gjykimin ndaj Krivaçës e Sejdiut

Lajme

“Je i lirë, mundesh me shku”, momenti kur gjyqtari ngatërrohet pak në gjykimin ndaj Krivaçës e Sejdiut

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 09:25
Arbër Sejdiu ka dhënë dje mbrojtjen e tij

Në Gjykatën Themelore të Ferizajt dje ka vazhduar gjykimi ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të cilët akuzohen për vrasjen mizore të Marigona Osmanit.

Për këtë akuzë, Arbër Sejdiu ka dhënë dje mbrojtjen e tij. Pas përfundimit të fjalës, gjyqtari i është drejtuar Sejdiut, duke i thënë “je i lirë, mundesh me shku”.

videon e publikuar në media, Sejdiu niset për të shkuar te vendi i tij, kur para i del një polic dhe e shoqëron.

Pas kësaj situate, gjyqtari e sqaron deklaratën e tij.

“ Mundesh me u ulë aty, se i lirë s’je. Mundesh me u ul te vendi”, ka thënë gjyqtari duke qeshur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat