Vjen paralajmërimi, javën tjetër temperaturat deri në 37 gradë

Lajme

Vjen paralajmërimi, javën tjetër temperaturat deri në 37 gradë

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror – ASHNA ka paralajmëruar se javën tjetër temperaturat mund të arrijnë deri në 37 gradë celsius.

Sipas njoftimit, nga dita e shtunë moti do të fillojë të stabilizohet.

Njoftimi i plotë:

Nga dita e shtunë, nën dominimin gradual dhe prezencës së shtypjes së lartë atmosferike, si dhe depërtimit të masave ajrore afrikane, nga mot i paqëndrueshëm mbi vendin dhe rajonin tonë, gradualisht do të mbizotrojë mot stabil, me vranësira të pakta dhe temperatura gjithnjë në rritje të cilat në pjesën e dytë të javës së ardhshme do të arrijnë edhe maksimalet deri në 37°C. Shtuar kësaj edhe sasinë e madhe të lagështisë sipërfaqësore prezente nga reshjet enorme të javëve dhe muajve të fundit, ndjeshmëria e këtyre temperaturave përcëlluese do të jetë edhe më e lartë dhe rënduese për shëndetin.

Sherif Gosalci – Parashikues Meteorologjik Aeronautik

Departamenti Meteorologjik – ASHNA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat