Nëse e shihni këtë person lajmërojeni menjëherë policinë

Lajme

Nëse e shihni këtë person lajmërojeni menjëherë policinë

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 11:28
Personi i kërkuar nga Policia

Policia e Kosovës e ka vënë në kërkim një të dyshuar për lëndim të rëndë trupor.

Sipas policisë, ai e ka sulmuar një të mitur.

Njoftimi i plotë:

Kërkohet një i dyshuar për “Lëndim të rendë trupor’

Prizren, 07 Korrik 2023

Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren  është duke zhvilluar hetime lidhur me  veprën penale  “Lëndim I rënde trupor” që ka ndodhur me datën  07/06/2023 rreth orës  20:15 në rrugën  Hadi Kantarxhiu – Prizren. I dyshuari ka sulmuar të dëmtuarin te mitur me ç ’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video  të dyshuarit mirëpo deri tani nuk ka rezultuar  në identifikim e tij.

Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr  Autorizimin në pajtim të dispozitave të nenit  76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale,  ku kërkohet   bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e te dyshuarit.

Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët,  që nëse  kane çfarëdo informate , apo  din diçka për vendndodhjen e  të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë  në Suharekë , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat