Sveçla i shpreh ngushëllime familjes së gruas që u gjet e pajetë në lumin Ibër

Lajme

Sveçla i shpreh ngushëllime familjes së gruas që u gjet e pajetë në lumin Ibër

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 18:10
Xhelal Sveçla në vend ngjarje

Gjatë ditës, trupi i pajetë i një gruaje të moshës së mesme, e cila është paraqitur në polici nga familjarët para tre ditësh si e zhdukur, është gjetur para gjysmë ore në lumin Ibër afër fshatit Zhitkovc të Zveçanit.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka shprehur ngushëllime për familjen e gruas së humbur në lumin Ibër.

Ai ka falënderuar Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, zhytësit e Klubit “Trepça”, Policinë e Kosovës, Agjencinë e Menaxhimit Emergjent dhe banorët e fshatit Zhitkovc në Komunën e Zveçanit për përpjekjet e tyre të përbashkëta për të gjetur trupin e pajetë të qytetares J. Petrovic, 49-vjeçare, e cila dyshohet se ka rënë në lumin Ibër dy ditë më parë.

Ministri Sveçla ka deklaruar se institucionet profesionale do të vazhdojnë me procedurat e mëtejshme për këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat