Down Syndrome Kosova: Një fëmijë me sindromën Down është sulmuar në një qendër në Pejë

Lajme

Down Syndrome Kosova: Një fëmijë me sindromën Down është sulmuar në një qendër në Pejë

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 14:11
Foto ilustrim

Shoqata Down Syndrome Kosova ka bërë të ditur se një fëmijë me sindromën Down është sulmuar në një qendër në Pejë.

Në njoftim thuhet se punëtori i qendrës OPFAKOS në Pejë ka ushtruar dhunë fizike ndaj një fëmije me sindromën Down, e më pas të njëjtin e ka hedhur në ujë.

Sipas tyre rasti ka ndodhur gjatë një aktiviteti në Velipojë të Shqipërisë.

Shoqata Down Syndrome Kosova ka thwnw se prindi i fëmijës nuk ka pranuar ta denoncojë rastin.

Njoftimi:

Reagim Publik

Down Syndrome Kosova dënon fuqishëm dhunën fizike të raportuar ndaj një fëmije me sindromë Doën

Të shqetësuar ju njoftojmë se përmes medias sociale, facebook kemi pranuar raport dhune ndaj një fëmije me sindromë Down të ushtruar nga përfaqësuesi i qendrës së OPFAKOS në Pejë, me inicialet I.B, në praninë e stafit të OJQ-së në fjalë dhe pjesëmarrësve të tjerë. Dëshmitari i pranishëm M.M (i gatshëm të dëshmoj para organeve kompetente) raportoj se me datë 6 korrik 2023 në hapësirë publike, plazh në Velipojë, Republika e Shqipërisë, i lartë cekuri ka ushtruar dhunë fizike dhe më pas e ka hedhur në ujë fëmijën duke ia rrezikuar jetën.

Që nga pranimi i këtij informacioni, DSK ka provuar të kontaktoj përfaqësuesit e OPFAKOS ku ka kërkuar që organizata në fjalë të trajtoj rastin konform normave ligjore, por nga përfaqësuesit e tyre kemi marrë përgjigje që qendra e OPFAKOS në Pejë nuk vepron nën ombrellën e OPFAKOS. Deri më tani e kemi pasur të pamundur të kemi informacion mbi funksionimin e kësaj qendre në Pejë, ku e njëjta ka organizuar këtë aktivitet në Velipojë.

Si DSK, kemi kontaktuar prindin e fëmijës i cili e ka konfirmuar që personi në fjalë ka ushtruar dhunë ndaj fëmijës së tij, por për arsye të panjohura për ne (DSK), prindi nuk ka pranuar të denoncoj rastin. Megjithatë për DSK-ën, çdo formë e dhunës është e papranushme dhe ne ndjejmë obligim ligjor dhe konform misionit tonë t’i marrim masat e nevojshme për trajtim të rastit.

Shoqata Down Syndrome Kosova angazhohet vazhdimisht në promovimin, respektimin dhe mbrojten e të drejtave të personave me sindromë Down si dhe ka zero tolerancë ndaj çdo formë të dhunës ndaj komunitetit tonë. DSK dhe komuniteti i personave me sindromë Down dënon ashpër veprën e kryer nga z.I.B si dhe i bëjmë thirrje të gjitha organeve ligjzbatuese që rasti në fjalë të trajtohet në mënyrë të drejtë dhe profesionale. DSK është e gatshme të bashkëpunoj me institucionet në fjalë, në përputhje me Legjislacionin në Fuqi dhe Politikën për Mbrojtën e Fëmijës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat