“Jam kundër daljes jashtë vendit, ju bëj thirrje të gjithëve mos me dalë prej Kosovës”, qytetari befason me fjalët e tij

Lajme

“Jam kundër daljes jashtë vendit, ju bëj thirrje të gjithëve mos me dalë prej Kosovës”, qytetari befason me fjalët e tij

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 06:40
Qytetari

Ekipi i medias ishte në shesh për të pyetur qytetarët se sa me gëzim i presin mërgimtarët, pasi që tani është edhe sezona e kur ata vinë për pushime në vendlindje.

Një qytetar tha se ka shumë familjar jashtë vendit, ku disa prej tyre vetëm se kanë filluar të vinë në vendlindje për pushime.

“Cila familje shqiptare nuk ka dikë jashtë vendit. Kanë fillu me ardh, dy vëllezërit kanë ardhë me shoqet e veta, kështu që fillojnë edhe të tjerët me ardhë”, thotë ky qytetar.

Ai thotë se vetë është kundër daljes jashtë vendit dhe u bënë thirrje të gjithëve që të mos largohen nga Kosova.

“Unë jam kundër daljes. Unë s’kam dalë vetë në 90-tën edhe i preferoj të gjithëve mos me dalë prej Kosovës. Ajo me u kthy s’është e mundur, teori nuk ka që me u kthy. Unë kam qenë jashtë, për fat të keq vetëm aty ku ma kanë leju vizën do të shkoj prapë. Për gjashtë muaj, një vit ma kanë dhënë lejen, mirëpo me u kthy prej perendimit, asnjë nuk kthehen”, tha ky qytetar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat