Milatoviq: Mali i Zi është i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Lajme

Milatoviq: Mali i Zi është i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 12:13
Jakov Milatoviq

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka thënë sot se Mali i Zi është i shqetësuar për situatën në Veri të Kosovës.

Në prag të fillimit të samitit të NATO-s, i pyetur nga mediumi serb Tanjug, ai tha se vendi mbështet planin e BE-së për deeskalim dhe dialog ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në përputhje me platformën e prezantuar nga BE-ja.

“Këtë ia thashë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Shpresoj që situata të qetësohet së shpejti.

Mali i Zi luan një rol konstruktiv në Ballkanin Perëndimor,” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat