Inspektorati kontrolle në pikat shitëse të naftës për të vërtetuar se qytetarët nuk po mashtrohen

Lajme

Inspektorati kontrolle në pikat shitëse të naftës për të vërtetuar se qytetarët nuk po mashtrohen

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 13:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se Inspektorati i Tregut po bën kontrolle të pikave shitëse të karburanteve të naftës, për t’u vërtetuar se qytetarët nuk po mashtrohen në sasinë e karburanteve që paguajnë.

Nga MINT kanë treguar edhe si po bëhen matjet për të vërtetuar nëse litri i deklaruar ka sasinë e saktë.

“Inspektorati i Tregut, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim me zyrtarët e Agjencisë të Metrologjisë së Kosovës, kanë vazhduar verifikimin e sasisë nëpër pikat e shitjes së derivateve të naftës, me qëllim të parandalimit të çfarëdo mashtrimi që mund të bëhet me sasinë e deklaruar.

Përmes etalonëve të kalibruar, nga inxhinierët e metrologjisë, bëhen matjet e duhura me anë të të cilave vërtetohet nëse litri i deklaruar ka sasinë e saktë”, thuhet në njoftim.

Në rastet kur ka devijime, Ministria ka thënë se Inspektorati i Tregut po ndërmerr masat e duhura ndëshkuese ndaj subjekteve që kanë mashtruar konsumatorët.

“Inspektorati i Tregut, do të vijojë të mbikëqyrë tregun me intensitet të shtuar dhe të trajtojë secilën nga ankesat e konsumatorëve, për çfarë edhe i inkurajon ata që të paraqesin parregullsitë që hasin”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat