SHBA ‘nxjerr nga shinat’ Vuçiqin: Kryespiuni serb, Aleksandar Vulin ka futur para ruse në Kosovë

Lajme

SHBA ‘nxjerr nga shinat’ Vuçiqin: Kryespiuni serb, Aleksandar Vulin ka futur para ruse në Kosovë

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 14:57
Aleksander Vuçiq dhe Vulin

Vendimi i qeverisë së SHBA për të ndëshkuar shefin e shërbimit sekret serb- BIA, e njëkohësisht një nga njerëzit më të afërt të Aleksandër Vuçiçin, po rezulton një uragan i vërtetë politik.

Me kalimin e orëve, mediat serbe dhe ato ndërkombëtare publikojnë fakte të reja mbi këtë vendim shumë të fortë të Uashingtonit, i cili u mor pikërisht në momentin kur Vuçiç ka shpenzuar një djallë e gjysmë para për të lobuar në Uashington, dhe që në fund nuk i kanë bërë ‘asnjë fajde’.

Aleksandër Vulin është një nga miqtë më të afërt të adashit të tij Vuçiç, që bashkë themeluan Partinë Progresiste serbe si bashkëaksionerë.

Vuçiç vinte nga një karrerë si asistent e nxënës i Vojislav Sheshelit në Partinë Radikale, e Vulini, si shegert i Mira Markoviçit, gruas së Sllobodan Milosheviçit në partinë e majtë neokomuniste të Serbisë.

Por që të dy ishin rekomandim i drejtëpërdrejtë i Moskës. Që prej vitit 2012, kur partia e Vuçiç mori në duar qeverisjen e Serbisë, Aleksandër Vulin ka qenë një nga njerëzit më të rëndësishëm të pushtetit të Beogradit; ministër i Mbrojtjes, ministër i Brendshëm, Shef i Shërbimit Sekret BIA, e njeri shumë i afërt i Moskës në SNS-në e Vuçiçit.

Moska ka një fuqi direkte në të gjitha qendrat e pushtetit në Beograd; në SNS ka Vulinin, në Partinë Socialiste Serbe ka Daçiçin, e në opozitë ka partitë e ekstremit të djathtë.

Por, siç bën të ditur gazeta e Beogradit ‘Danas’, kleçka që e ka ‘derdhur gotën’, është një marrëveshje e pisët e Aleksandër Vulinit që në muajin mars, kur ishte në Moskë dhe takoi kryeshefin e shërbimeve sekrete të Putinit Nikollaj Patrushev. SHBA ka arritur të zbulojë se ka pasur transaksione sekrete parash dhe armësh ruse në Ballkan.

E siç mësohet, është zbuluar me prova të qarta se Vulin është përgjegjës për armët ruse që janë futur në veriun e Kosovës, të cilat kanë depërtuar atje nëpërmjet BIA-s.

Me këto armë u gjuajt ndaj KFOR në Leposaviç e Zveçan. Madje  mësohet se armë ruse janë futur edhe në thellësi të Kosovës. Amerikanët i kanë të bërë të ditur Vuçicit prova të pakontestueshme, gjë që e kanë nxjerrë nga shinat atë. Ndaj Vuçiç sulmoi Shtëpinë e Bardhë, kur tha se atje është gjetur kokainë e jo këtu. Ky sulm, ishte një shkarje e fortë e presidentit serb, i cili është vënë me shpatulla për muri, dhe i është kërkuar urgjent të zbatojë marrëveshjen për Kosovën. Duke iu bërë të qartë madje që sa më shpejt të vendosë a do ta njohë apo jo. Ndryshe do të nisin sanksionet ndaj Serbisë, duke filluar me ndërprerjen e menjëhershme të procesit të integrimit në BE.

Ndërkaq, mediat amerikane shkruajnë se SHBA ka dënuar “konen e Patrushevit”, siç e cilësuan ata Vulin.

“Ndëshkimi i Alexander Vulin tregon vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të kërkuar llogari nga ata të përfshirë në aktivitete korruptive që avancojnë axhendat e tyre politike dhe interesat personale në dëm të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, theksohet nga ‘Washington Post’.

The ‘Washington Examiner’, nga ana e saj, në një artikull të titulluar "SHBA sanksionon këlyshin e Nikolai Patrushev" (Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë), shkruan se ndërsa ai e paraqet veten si një ultra-nacionalist serb i akredituar, Vulin është kryesisht i preferuari i Kremlinit, një kafshë shtëpiake dhe armik amerikan.

“Vulin është i afërt si personalisht ashtu edhe profesionalisht me Sekretarin e Këshillit të Sigurimit të Rusisë Nikolai Patrushev. Një mjeshtër i arteve më të errëta të shërbimeve të inteligjencës dhe sigurisë ruse, Patrushev është një ideolog antiperëndimor që e bën presidentin rus Vladimir Putin të duket i moderuar në krahasim me të. Patrushev përçmon me forcë Shtetet e Bashkuara, duke e parë Amerikën si "armikun kryesor" të përhershëm të Rusisë. Ndërsa komuniteti i inteligjencës amerikane ka zgjedhur të mos merret me të ashtuquajturën sindromën e Havanës. Patrushev është i lidhur ngushtë me këtë operacion”, shkruan Tom Rogan, redaktor dhe reporter i politikës së jashtme për ‘Washington Examiner’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat