“Nuk mundet asgjë të na ndalë”, deputetët e VV-së postojnë foto nga Kuvendi në orët e vona

Lajme

“Nuk mundet asgjë të na ndalë”, deputetët e VV-së postojnë foto nga Kuvendi në orët e vona

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 08:38
Deputetët e VV-së

Mbrëmë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka publikuar një fotografi jashtë sallës së Kuvendit të Kosovës, ku ka deklaruar se puna është duke vazhduar edhe në orët e vona.

Rexhaj ka thënë se asgjë nuk mund t’i ndalë.

“Puna në Kuvendin e Kosovës edhe në këto orë të vona po vazhdon. Nuk mundet asgjë të na ndal!” – ka shkruar Rexhaj.

Kujtojmë se dje në Kuvendin e Kosovës gjatë kohës kur kryeministri Kurti po mbante fjalim, deputetë të opozitës e ministra të Qeverisë e deputetët ë partisë në pushtet u përfshinë në përleshje.

Tensionet vazhduan edhe pas rifillimit të seancës dy orë më vonë, teksa Kuvendi vazhdoi punimet deri në orët e vona kur situata u qetësua. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat