Deputeti i VV: Mediat po i besojnë Simiqit, prioritet e kanë sulmin mbi Mimozën

Lajme

Deputeti i VV: Mediat po i besojnë Simiqit, prioritet e kanë sulmin mbi Mimozën

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 19:47
Arbër Rexhaj

Përmes një shkrimi në Facebook, deputeti i VV, Arbër Rexhaj, thotë se pronarët dhe kryeredaktorët e mediave harruan se gazetarët u rrahën nga strukturat ilegale në veri.

"Pronarët dhe kryeredaktorët e medieve i harruan gazetarët e tyre të cilët ua rrahën strukturat ilegale të Serbisë në Zveçan dhe Leposaviq", ka shkruar ai.

Sipas tij, këto media po i besojnë 100% Slavko Simiçit dhe prioritet e kanë sulmin mbi Mimozën.

Postimi:

Pronarët dhe kryeredaktorët e medieve i harruan gazetarët e tyre të cilët ua rrahën strukturat ilegale të Serbisë në Zveçan dhe Leposaviq. Po i besojnë 100% Slavko Simiqit dhe prioritet e kanë sulmin mbi Mimozën. Mjerim medial. Respekt për ndonjë përjashtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat