Daçiq: ShBA sanksionoi Vulinin për të krijuar balancë artificiale pasi ndëshkoi Prishtinën

Lajme

Daçiq: ShBA sanksionoi Vulinin për të krijuar balancë artificiale pasi ndëshkoi Prishtinën

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 12:14
Ivica Daçiq

Për futjen në Listë të Zezë të Shefit famëkeq të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, është deklaruar ministri serb i jashtëm, Ivica Daçiq.

Ai e quajti “politikisht të motivuar” si dhe “një lloj balancimi artificial” mes Prishtinës dhe Beogradit, pas ndëshkimeve që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmorrën ndaj Kosovës që nga 26 maji në rastin e instalimit të tre kryetarëve shqiptarë në komunat të banuara me shumicë serbe.

Daçiq thotë se me këtë veprim ShBA “deshën të krijojnë një lloj balanci artificial...pas vendimeve të ashpra të Perëndimit dhe Amerikës ndaj autoriteteve në Prishtinë” dhe se prandaj “ishte çështje ditësh që një vendim kundër Beogradit veçse do të vinte” .

“Kurrë kjo s’ka qenë politikë e mirë, sepse nuk mund të krijoni balancë mes Prishtinës, e cila me vite ka qenë duke e minuar dialogun, ka kryer dhunë dhe nuk dëshiron zgjidhje, dhe Beogradit, i cili e mban dialogun fjallë dhe përmbush të gjitha gjërat me çka është pajtuar”, ka thënë Ivica Daçiq, siç e citoi e përditshmja serbe “Danas”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat