Shkyçen nga furnizimi me rrymë kazinotë në Karaçevë

Lajme

Shkyçen nga furnizimi me rrymë kazinotë në Karaçevë

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 23:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Komuna e Kamenicës ka njoftuar se është ndërprerë furnizimi me energji elektrike për kazinotë që ndodhen në zonën neutrale të Karaçevës, mes Kosovës e Serbisë.

Sipas njoftimit, kjo ndërprerje u bë nga KEDS-i me kërkesë të komunës së Kamenicës.

“Sipas informatave të ekipeve të KEDS këto kazino janë furnizuar ilegalisht nga shtëpitë private, veprim ky i cili po ashtu është i kundërligjshëm”.

“Komuna dhe KEDS u bëjnë thirrje dhe mirëpresin çkyçjen e konsumatorëve ilegal nga rrjeti i rënduar i energjisë elektrike”, thuhet në njoftim.

Tutje, komuna tha se kyçjet e tilla në rrjet janë ilegale dhe përbëjnë vepër penale, për të cilat, sipas këtij institucioni, ligji parasheh masa ndëshkuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat