S’ka kuorum, dështon mbledhja e Komisionit Parlamentar për Buxhet

Lajme

S’ka kuorum, dështon mbledhja e Komisionit Parlamentar për Buxhet

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 11:17
Foto nga vendngjarja

Në mungesë të kuorumit ka dështuar mbledhja e Komisionit Parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Mbledhja ishte paraparë të mbahej në orën 10:00, por që në mungesë të kuorumit, e njëjta është shtyrë për orën 11:00.

Përkundër që të pranishëm në sallë ishin edhe deputetët e opozitës, të njëjtit nuk morën pjesë në votimin e rendit të ditës, për të cilin mazhoranca si pati votat e mjaftueshme për ta shtyrë para.

Me këtë rast, kryetari i këtij komisioni, Armend Muja njoftoi se mbledhja do të shtyhet për të hënën.

Në këtë mbledhje ishte paraparë të  shqyrtohej raporti vjetor i Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2022 dhe raporti vjetor financiar i Zyrës se Rregullatorit për Energji për vitin 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat