Paçarizi: Hajdari vazhdon të jetë ministre edhe pse është e dënuar

Lajme

Paçarizi: Hajdari vazhdon të jetë ministre edhe pse është e dënuar

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 22:20
Rrahman Paqarizi

Opinionisti politik, Rrahman Paçarizi, vlerëson se kryeministrit Albin Kurti i ka rrëshqitur nga dora situata sa i përket të qeverisurit.

“Ai po detyrohet që të merret me veriun, por edhe po i konvenon të përplaset me Serbinë, pastaj me BE-në dhe Amerikën. Mirëpo nuk po merret me çështje të brendshme dhe këtu i ka dalë situata nga kontrolla”, është shprehur Paçarizi në Klan Kosova.

“Ai mandej po kthehet të parullat e së kaluarës ‘kundër shtetit të kapur’, ‘kundër korrupsionit’, kështu po thonë se ‘po na akuzojnë për korrupsion’. Kjo është arrogancë e jashtëzakonshme e qeverisë ku Rozeta Hajdari vazhdon të jetë ministre edhe ka një dënim”.

Paçarizi ka theksuar se një qeveri që shkel ligjin, nuk mund të prodhojë ligje të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat