Ky është i riu që u godit për vdekje me thikë mbrëmë në Viti

Lajme

Ky është i riu që u godit për vdekje me thikë mbrëmë në Viti

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 10:10
Foto ilustrim

Një i ri është goditur për vdekje mbrëmë në Viti.

Viktima është B.Gjymshiti nga fshati Lubishtë e Vitisë.

Pas plagosjes më thikë, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Viti, e më pas është transferuar në Gjilan, si pasojë e plagëve që kishte pësuar.

Image
B.Gjymshiti

I riu që u godit me mjet të mprehtë nuk arriti t’iu bëjë ballë lëndimeve dhe fatkeqësisht ndërroi jetë. Trupi i të riut është dërguar për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat