Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, i bënë konkurrencë kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt në këndim

Lajme

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, i bënë konkurrencë kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt në këndim

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 22:54
Ardian Kastrati

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati përveç politikës ka treguar edhe pasione të tjera.

Ai është parë edhe duke kënduar në një interpretim live.

Deputeti Kastrati ka paralajmëruar se do të na befasojë me ndonjë interpretim të ri.

Megjithatë,  thotë se nuk do të largohet nga politika derisa vendi është duke u ballafaquar me rreziqe.

“Shiko unë e kam këndimin, sportin dhe politikën pasion. Angazhimi im në politikë është përtej pasionit. Një intelektual nuk mundet të qëndrojë duarkryq përderisa ky vend ballafaqohet me gjithë këto rreziqe. Sepse shtrati im ideologjik, sepse unë kam kontratë ideologjike me PDK-në, është PDK-ja dhe natyrisht që unë aty do të jem tërë kohën me zemër dhe mendje. Kurse sa i përket vendimit besoj që në ndonjë rast pak më të relaksuar edhe do t’iu befasojë me ndonjë interpretim të ri”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat