Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, lëndohen pesë persona

Lajme

Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, lëndohen pesë persona

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy veturave.

“Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin.”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Policia e Kosovës vazhdimisht bënë thirrje për kujdes të shtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat