Pretendime të reja të Petkoviqit, sulmon Kurtin - përmend aksion kundër popullatës serbe në veri

Lajme

Pretendime të reja të Petkoviqit, sulmon Kurtin - përmend aksion kundër popullatës serbe në veri

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 16:42
Petar Petkoviq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq ka pretenduar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po krijon një alibi të re për “veprime të tjera të njënashme”.

Sipas “Kosovo-Online”, ai ka pretenduar se kryeministri Kurti është ai që krijon tensione, konflikte e veprime të dhunshme në veri.

“Atij nuk ia vlen asnjë tentativë për kriminalizimin e popullit paqësor serb në veri të Kosovës, as spinacione mediatike dhe zëvendësim tezash, kur dihet se kush është burimi i të gjitha problemeve në krahinë. Le të mos gënjejë dhe duke mashtruar njëherë e përgjithmonë, kur e gjithë bashkësia ndërkombëtare e ka shënuar qartë Prishtinën si burim jostabiliteti dhe veprimesh të njëanshme në terren me të cilat ai po përpiqet të kryejë pushtimin e dhunshëm të komunave serbe në veri.” – citohet të ketë thënë ai.

Për këtë, sipas Petkoviq, “Kurti do të jetë përgjegjës për ndonjë aksion të mundshëm “kundër” popullatës serbe në veri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat