VV-ja takon mërgimtarët në Kuvend: Janë zemra dhe shpirti i këtij vendi

Lajme

VV-ja takon mërgimtarët në Kuvend: Janë zemra dhe shpirti i këtij vendi

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 18:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Lëvizja Vetëvendosje ka takuar sot diasporën që po qëndron në Kosovë, e disa prej të cilëve vizituan Kuvendin e Kosovës.

VV-ja ka theksuar se Kosovës i duhet fuqia e mërgatës e truri i saj.

“Si qeverisje, ashtu siç jemi zotuar, mërgatës tonë ua kemi lehtësuar procesin e votimit në Kosovë, ua kemi lehtësuar investimin në ekonomi, dhe përmes Programit për Diplomaci Qytetare kemi filluar t’ua lehtësojmë edhe përfshirjen në politikbërje në Kosovë.

Ashtu siç mërgatës i duhet Kosova si vendlindje, si atdhe e mëmëdhe, edhe Kosovës i duhet mërgata, fuqia e saj, truri i saj, për t’u zhvilluar e për t’u bërë një vend prosperues për të gjithë.” – shkruan LVV-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat