Kryetari i Zubin Potokut publikon ofendimin nga një serb: Më përshëndesin nganjëherë me kësi mesazhe

Lajme

Kryetari i Zubin Potokut publikon ofendimin nga një serb: Më përshëndesin nganjëherë me kësi mesazhe

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 23:29
Izmir Zeqiri

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka treguar se ka pranuar një mesazh në gjuhën serbe në rrjetin social Facebook.

Zeqiri ka shkruar se ata nuk e harrojë dhe se i shkruajnë ende kësi lloj mesazhe, duke publikuar mesazhin dhe duke mos e përkthyer.

“Çetnikët nuk më harrojn më përshëndesin nga nji her me ksi lloj mesazhi.” – ka shkruar Zeqiri.


Në përkthimin e saj do të thotë: “Mirëdita kryetar fallco, deri kur do të luash si i çmendur me 2% të votave?”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat