Deputetja Musliu takon gruan e Jakup Krasniqit: Me krenari po e përballon gjyqin që padrejtësisht po i bëhet atij

Lajme

Deputetja Musliu takon gruan e Jakup Krasniqit: Me krenari po e përballon gjyqin që padrejtësisht po i bëhet atij

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 10:36
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka takuar bashkëshorten e Jakup Krasniqit, Sevdijen.

Ajo shkruan se zonja Krasniqi u sfidua shumë herë në jetë por nuk u dorëzua asnjëherë. 

Tutje, deputetja shprehet se zonja Krasniqi po e përballon me krenari gjyqin që padrejtësisht po i bëhet bashkëshortit të saj.

Postimi i saj i plotë:

Ditën e fillova me z.Sevdije Krasniqi e cila u sfidua shumë herë në jetë por nuk u dorëzua asnjëherë.

Edhe sot, me krenari po e përballon gjyqin që padrejtësisht po i bëhet bashkëshrtit të saj e çlirimtarit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Drejtësia do të triumfoj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat