Mehaj vizitoi Komandën e Stërvitjes në Ferizaj: 316 rekrutët e rinj, nder dhe krenari duke u trajnuar për t’i shërbyer atdheut

Lajme

Mehaj vizitoi Komandën e Stërvitjes në Ferizaj: 316 rekrutët e rinj, nder dhe krenari duke u trajnuar për t’i shërbyer atdheut

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 15:27
Armend Mehaj

Ministri Mbrojtjes Armend Mehaj sot me bashkëpunëtorë ka vizituar Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes ku aktualisht po ndjekin trajnimin bazik 316 rekrutët e rinj.

Mehaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se në komandë ai është pritur nga Komandanti Gjeneral brigade Jeton Dreshaj, nga i cili është njoftuar me programin e stërvitjes, kushtet dhe përkushtimin e lartë që kanë rekrutët e rinj.

“Është nder dhe krenari teksa sheh gjenerata të reja duke u trajnuar për t’i shërbyer atdheut”, ka thënë Mehaj.

Postimi i plotë:

Ministri Mbrojtjes Armend Mehaj sot ka vizituar Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj

Ministri Mbrojtjes Armend Mehaj sot me bashkëpunëtorë ka vizituar Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes ku aktualisht po ndjekin trajnimin bazik 316 rekrutët e rinj.

Në KDS ministri Mehaj është pritur nga Komandanti Gjeneral brigade Jeton Dreshaj, nga i cili është njoftuar me programin e stërvitjes, kushtet dhe përkushtimin e lartë që kanë rekrutët e rinj.

Me këtë rast ministri Mehaj është shprehur se: “Është nder dhe krenari teksa sheh gjenerata të reja duke u trajnuar për t'i shërbyer atdheut”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat