Petkoviq: Kur Bislimi s’ka shishe, gjuan me rrena

Lajme

Petkoviq: Kur Bislimi s’ka shishe, gjuan me rrena

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 21:10
Petar Petkoviq

Cicërimave të Zëvendës Kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, ku ky i fundit denoncon brohorimat shoviniste të tifozëve ultranacionalistë të klubit “Crvena Zvevda” që thërrasin për “kthim të ushtrisë serbe në Kosovë”, i ka reaguar edhe zyrtari serbe, Petar Petkoviq, i cili shkroi se “kur Bislimi s’ka shishe të ujit, ai gjuan me rrena”.

“Në mungesë të shishes së ujit, Besnik Bislimi gjuan me rrena.

Ai është ekspert në këtë, si dhe në provokimeve dhe konflikte. Dhe, Presidenti Vuçiq është ligë e paarritshme për Bislimit”, ka shkruar Petar Petkoviq.

Bislimi ka reaguar sot ndaj thirrjeve fashiste të tifozëve serbë derisa ka konstatuar në mënyrë totalizuese se “gjithçka” në Serbi, prej mediave e deri te shkenca, “përdoret si mjet propagandistik për të nxitur dhunë, terror, tensione dhe luftë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat