Mbledhje komemorative në Filologjik për profesorin e ndjerë, Shefki Sejdiu

Lajme

Mbledhje komemorative në Filologjik për profesorin e ndjerë, Shefki Sejdiu

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 23:28
Shefki Sejdiu

Më 23 korrik u dha lajmi se ka vdekur profesori i njohur universitar Shefki Sejdiu, në moshën 87-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e tij e dhanë familjarët përmes rrjeteve sociale.

Sejdiu ka qenë edhe deputet në legjislaturën e parë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së.

Ndërkaq, familja e profesorit Sejdiu ka njoftuar se të premten, më 28 korrik, fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës do të organizojë mbledhje komemorative.

“Ju njoftojmë se Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës do të organizojë të premten, më 28 korrik 2023, nga ora 9:00, një mbledhje komemorative për të nderuar dhe kujtuar jetën dhe veprën e Prof. dr. Shefki Sejdiut. Mbledhja komemorative do të mbahet në sallën “Idriz Ajeti” në Fakultetin e Filologjisë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat