Zhduket një person në Suharekë, familja e tij kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Lajme

Zhduket një person në Suharekë, familja e tij kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 00:29
Personi i zhdukur

Një person është zhdukur në Komunën e Suharekës.

Armend Beqa ka njoftuar se babai i tij që 24 orë nuk është gjendur si dhe ka sëmundjen e alzheimerit.

“Babai im tash 24 orë nuk gjendet askund ju lutem të gjithë ata qe kane informacion ose e kanë parë”.

“Ju lutem me lajmëroni babai ka sëmundjen e Alzheimerit (kujtesës) dhe nuk ka dokument identifikues me vete”, ka shkruar ai.

Armendi po ashtu ka publikuar një fotografi të babait të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat