Përfaqësuesit e Listës Serbe u pritën nga Escobari në Uashington, ja për çka biseduan

Lajme

Përfaqësuesit e Listës Serbe u pritën nga Escobari në Uashington, ja për çka biseduan

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 09:25
Igor Simiq dhe anëtari Slavko Simiq me Gabriel Escobar

Përfaqësuesit e Listës Serbe, nënkryetari Igor Simiq dhe anëtari Slavko Simiq kanë pasur të enjten një takim me Zëvendës ndihmës Sekretarin amerikan dhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.

Kështu bëhet e ditur në një njoftim të Listës serbe.

Njoftimi i plotë:

Në takim u përcoll qëndrimi i komunitetit serb për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe Metohi, nevoja e respektimit të marrëveshjeve të nënshkruara duke përfshirë marrëveshjet për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe si dhe udhërrëfyesit për deeskalim të situatës në veri të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat