Drecun: Serbia dhe ShBA s’pajtohen mbi cilën bazë ligjore duhet të themelohet Asociacioni

Lajme

Drecun: Serbia dhe ShBA s’pajtohen mbi cilën bazë ligjore duhet të themelohet Asociacioni

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 11:17
Milovan Drecun

Asociacioni i Komunave të banuara me shumicë serbe sipas Zëvendës Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit duhet të jetë në pajtim me me ligjet dhe Kushetutën e Kosovës. Kështu u ankua i ashtuquajturi drejtues i një Komisioni të vetëquajtur për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, Milovan Drecun.

Serbia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës sa i përket këtij institucioni “vështirë se pajtohen” se si do duket ai, thotë zyrtari serb.

“Gabriel Escobar thotë se Asociacioni i Komunave Serbe duhet të jetë në pajtim me Kosovën, që duhet të lejojë serbët, siç thotë ai, të perfomojnë disa shërbime komunale në ato komuna dhe asgjë më shumë se kaq, që sigurisht se nuk mund të ushtrojë pushtete ekzekutive”, u ankua Drecun, siç e citoi RTV.

Zyrtari serb e mirëpret që Escobar dhe Shtëpia e Bardhë insistojnë në themelimin e Asociacionit si kyç për zgjidhje të situatës, por, vëren ai, “vështirë se ne pajtohemi se si do të duket ai dhe mbi çfarë baze, mbi cilën bazë ligjore duhet të formohet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat