Ish-ambasadori Peci: Vendimi për Klan Kosovën, njëri ndër më të errëtit që ka marrë ndonjë qeveri

Lajme

Ish-ambasadori Peci: Vendimi për Klan Kosovën, njëri ndër më të errëtit që ka marrë ndonjë qeveri

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 17:32
Lulzim Peci

Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, ka thënë se vendimi për pezullimin e licencës së Klan Kosovës është njëra nga vendimet më të errëta që është marrur nga ndonjë qeveri e Kosovës në periudhën e pasluftës!

“Ky akt që do të shënohet në historinë e Kosovës si sulmi më i rëndë ndaj lirisë dhe pavarësisë së mediave në periudhën e pasluftës”, është shprehur Peci.

“Nuk e di as vete se si m’u kujtua në këtë moment 5 korriku i vitit 1990 kur u mbyll RTP në gjuhën shqipe! Çfarë ndodhi sot është e patolerueshme, dhe nuk mund të tolerohet!”.

Ky vendim solli reagime të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat