Ish-i burgosuri politik, Caka: Radoiçiq është vrasës i tre shqiptarëve, ka qenë barbar në Gjakovë

Lajme

Ish-i burgosuri politik, Caka: Radoiçiq është vrasës i tre shqiptarëve, ka qenë barbar në Gjakovë

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 19:24
Ish-i burgosuri politik, Afrim Caka

Ish-i burgosuri politik, Afrim Caka, ka treguar për dëshmitë që i ka ndaj serbëve dhe serbo-malazezëve që kanë bërë krime lufte në Kosovë.

Caka ka thënë se ka dëshmi, gjithashtu, edhe vetë është dëshmitar që krimineli Milan Radoiçiq ka vrarë tre gjakovarë, dhe se në Gjakovë, ai ka qenë barbar.

“Milan ka qenë vrasës dhe kriminel në Gjakovë, për qeto tri vrasje i kam parë me sy. Por, për familje tjera që s’e kanë njoftur, nuk kam mundur me jua qit fotografinë… kam marrë dëshmi nga dëshmitarët okularë”.

“Ky ka qenë i kamufluar mirë me rroba të kamuflimit, grupin e eskadronit të vekdjs e ka udhëhequr ky. Milani është vrasës i tre gjakovarëve. E kam parë duke gjuajtë me armë, me kallash ka shtirë, dyert e oborrit kanë qenë të hapura”.

“Unë të gjitha dëshmitë i kanë të frimosura nga dëshmitarët okularë”, ka treguar Caka në RTVD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat